Prestige Network The Language Specialists - Translation Interpreting
Prestige Network Who are we

Njohja me agjencinë Prestige Network

Një mënyrë e re për shërbimet e gjuhëve

Prestige plotëson nevojat për të gjitha gjuhët dhe komunikimet në sektorin publik duke përfshirë departamentet qeveritare qëndrore dhe lokale, NHS (Shërbimin Shëndetësor Kombëtar), organizatat e bamirësisë, policinë dhe oraganizata të tjera publike.

E themeluar më tepër se para dhjetë vitesh, Prestige sjell një mënyrë të re të shërbimeve të gjuhëve – një fushë ku profesionalizmi dhe shërbimi i nivelit të lartë për klientët nuk janë mundësuar më parë nga siguruesit tradicionalë.

Emri ynë për cilësi dhe besueshmëri ka bërë që të fitojmë shumë klientë të rinj, shumica e të cilëve vijnë tek ne me anë të rekomandimeve të drejtpërdrejta.

Përmbi të gjitha, ne e përforcojmë partneritetin klient/sigurues nëpërmjet cilësisë së personelit tonë me kualifikime të larta, duke përfshirë këtu personelin e brendshëm dhe të jashtëm. Specialistët e Prestige i japin mundësi klientëve tanë të rrisin në maksimum mundësitë e disponueshme për të siguruar një shërbim të përmirësuar që reflekton më mirë nevojat e ndryshueshme të mjedisit tonë shumëkulturor të larmishëm që është në rritje e sipër.

 

18 vite të sigurimeve të shërbimeve cilësore

Që nga viti 1991, Prestige ka çarë rrugë të reja të teknologjive efikase të gjuhëve të reja duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë nevojave shtuese të larmishme të klientëve.

Me përvojë më tepër se një dhjetëvjeçar, duke zhvilluar teknologji të reja gjuhësh, tashmë të lëna prapa, ne i kemi filluar shërbimet tona linguistike duke ofruar përkthime me shkrim. Që në fillim, ne kemi përdorur burimet tona të gjëra të profesionistëve të kualifikuar dhe të talentuar, si dhe të tjerë të referuar nga burime të jashtme.

Po njësoj siç ndryshon nevoja për gjuhën e sektorit publik nga ajo e mjedisit tregtar, po ashtu ka sfida të veçanta që kanë të bëjnë me shpërndarjen elektronike dhe botimet në linjë dhe jashtë saj. Prestige ka përvojën dhe kapacitetin për të siguruar zgjidhje të përshtatshme – të çfarëdolloj kërkese që ka klienti.

Duke ndërtuar mbi suksesin e punës sonë të përkthimit me shkrim, ne kemi prezantuar botimet shumëgjuhëshe, që u pasuan nga shërbimet e përkthimeve me gojë dhe me anë të telefonit. Duke pasur në vend burimet dhe sistemet e administrimit, prezantimi i këtyre shërbimeve të reja ishte një hap pasues logjik në zgjerimin e portofolit të shërbimeve tona.

 

Prestige Network – siguruese e zgjedhur e shërbimeve të gjuhës për sektorin publik të Mbretërisë së Bashkuar

  • Krijuar që prej vitit 1991
  • Numër rekord të klientëve në 3 vite
  • Dedikim i veçantë 100% ndaj sektorit publik
  • Ekspertizë në përkthim me shkrim, me gojë dhe me anë të telefonit, si dhe ekspertizë e veçantë p.sh. botime shumëgjuhësore dhe gjuhë të rralla
  • Përgjigje të shpejta p.sh. përkthime me gojë
  • Lidhje e menjëhershme me përkthyes nëpërmjet telefonit
  • Burimi më i madh gjuhësor, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar
  • Histori në teknologjinë e gjuhës
  • TË GJITHA gjuhët - 'nga gjuha arabe deri tek joruba'
  • Gjuhëtarë të brendshëm që flasin mbi 25 gjuhë
  • Shërbime të vlerës së shtuar - p.sh. këshillimore
  • 90% e punës nëpërmjet rekomandimeve të klientëve
  • Një administrator llogarie dhe një administrator projekti për çdo llogari
  • Modele me kosto të përshtatshme
  • Në kohë, në buxhet
  • Të dashur, të sjellshëm dhe profesionalë gjatë gjithë kohës.

Kontaktoni me ne - ju mirëpresim të vihemi në shërbimin tuaj!